Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Trump e shkarkon nga Shtëpia e Bardhë armikun numër 1 të Kosovës

Presidenti amerikan, Donald Trump, sapo ka njoftuar se e ka shkarkuar nga detyra këshilltarin e tij për Siguri Kombëtare, John Bolton, transmeton Gazeta Express.

Trump njoftimin e ka bërë përmes një postimi në Tëitter, ku ka thënë se nuk është pajtuar  me shumë sugjerime të Boltonit.

E informova John Boltonin mbrëmë se shërbimi i tij nuk është më i nevojshëm në Shtëpinë e Bardhë. Unë fuqishëm nuk po pajtohesha me disa nga sugjerimet e tij, ashtu sikur të tjerët në Administratë, prandaj e pyeta Johnin për dorëheqje, të cilën e dha këtë mëngjes. E falëndëroj Johnin shumë për këtë shërbim.

Trump tutje ka shtuar se do ta emëroj Këshilltarin e ri për Siguri Kombëtare javën e ardhshme.

Ndryshe, Bolton ka raporte të mira me Serbinë, ndërsa në vitin 2008 kishte kundërshtuar pavarësimin e Kosovës sa ishte ambasador i SHBA’së në Kombet e Bashkuara. /Express/

I informed John Bolton last night that his services are no longer needed at the White House. I disagreed strongly with many of his suggestions, as did others in the Administration, and therefore….— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) September 10, 2019

Exit mobile version