Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tuz: Vritet një adoleshente , babai i saj u plagos rëndë

Nëntëmbëdhjetë vjeçarja Sheilla Bakija u vra nga të shtënat me armë, ndërsa babai i saj Shaban Bakija (42) u plagos rëndë dje ne lagjen   Karabushko Pole në Tuzi.

Njëzet e tetë vjeçari Ilir Gjokaj ka qëlluar mbi Sheillen dhe babin e saj me armë, sipas policisë.

Gjokaj iku në qendër të Tuzit pasi beri krimin  me një makinë “Audi”, dhe më pas në këmbë  në një drejtim të panjohur për momentin.

Hetimi përfunduan rreth orës 6 pasdite, pas së cilës policët vazhduan të marrin gjurmët nga automjeti i përdorur nga i dyshuari.

Prokurorja e lartë shtetërore Ana Radoviq i tha gazetës  Vijesti se rreth orës 15:30, Qendra e Sigurisë në Podgoricë u informua se armët e zjarrit ishin përdorur në Karabuško Polje.

”Një hetim në vend ngjarje  vërtetoi se Shejla Bakia. (19) u godit nga disa te shtëna, nga të cilat ajo u vra, dhe se babai i saj Shaban Bakija. (42) i plagosur rëndë.

I plagosur babai I se ndierës. u operua në Qendrën Klinike te Podgoricës.

Automjete “Audi”  që përdori dorasi Ilir Gjokaj ka targa Herceg Novit.

Mësohet se e reja kishte bashkëjetuar me vrasësin dhe para pak kohësh është ndarë nga ai duke u zhvendosur sërish në shtëpinë e prindërve. Burime bëjnë me dije se vrasësi i quajtur Ilir Gjokaj është arratisur drejt Serbisë./Plava e Gucia Sot

Exit mobile version