Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Tuzi nga nesër zyrtarisht do të marrë statusin e Komunës (Video)

Tuz 31 Gusht 2018

Tuzi prej nesër, kur hyn ne fuqi Ligji i ri për organizimin territorial, do te fitoj statusin e Komunës se pavarur, qe ishte edhe pikësynim i pothuajse te gjitha subjekteve nacionale shqiptare qe prej futjes se sistemit shumë partiak në Mal të Zi. Kjo ishte edhe tema e konferencës se sotme për gazetaret të tri subjekteve nacionale shqiptare, të Koalicionit “Shqiptaret e vendosur”, që u mbajt në Tuz. Nënkryetari i Forcës se re demokratike e nënkryetar i Kuvendit te Malit te Zi, Genc Nimanbegu lidhur për këtë sot në Kuvendit e Komunës së Tuzit u shpreh se është i kënaqur që ishte pjesë e ekipit i cili e realizoi këtë pikësynim të kamotshëm të gjithë shqiptarëve dhe fillimit të shumpartizmit në Mal të Zi. Ministri në Qeverinë e Malit te Zi, Meto Zenka, e njëkohësisht edhe kryetar i UDSH, rikujtoi se ky qëllim ka qenë, pothuaj se i të gjitha subjekteve shqiptare që nga futja e parlamentarizmit në Mal të Zi dhe se është meritë e të gjithëve që ndihmuan në jetësimin e këtij qëllimi të përbashkët, që tregon qartë se kur punohet nga të gjithë për një qellim, ai edhe do të realizohet. Ne konference për gazetaret ishin edhe kryetari i Forcës, Nazif Cungu dhe kryetari i Alternatives Shqiptare, Gjergj Camaj te cilët poashtu cekën se statusi i Komunës së pavarur do te kontribuoj në funksionimin më të mirë të servisit për qytetarët dhe realizimin e të drejtave të rregulluara me Ligjin për qeverisje lokale, ndërsa obligimet e Komunës ndaj qytetareve do te jene edhe më efikase. Sipas fjalëve të tyre, do te përmirësohen shërbimet ndaj qytetareve dhe të gjitha të drejtat nga qeverisja lokale do të mund ti realizojnë në gjuhën amtare. Kurse funksionari i ASH Nikë Gjeloshaj pohoi se komuna do të këtë buxhetin e vet i cili do të përdoret për nevojat e qytetareve dhe zhvillimin e infrastrukturës për lagjet e banuara si dhe për zhvillimin e biznesit dhe investimet në bujqësi, turizëm e kështu me radhe. Sonte, ASH me këtë rast në restorantin “Troja” organizon edhe një “party”, për të gjithë anëtarët simpatizantët e këtij subjekti politik, por edhe për të gjithë qytetarët e Malësisë.

Exit mobile version