Sot në gryken e Deçanit nen patronatin e kryetarit të Komunës së Deçanit zt Bashkim Ramosaj u mbajt takim me vëllezërit nga Plava e Gucia e Malësia Ulqini e Rozhaja.
Në këtë takim vëllazëror të gjithë u përshëndeten nga kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj i cili nder të tjera theksoj se që nga Shkodra ,Gucia ,Plava e deri në Pazarin e Ri (Novi Pazar) janë vëllezërit tanë dhe kjo rruge do ti lidh të gjitha trojet.
Juristi, Enver Prelvukaj i përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar të gjithë për punën e bërë ,me fokus të veçantë kryeministrin Haradinaj.
Po ashtu me një fjalim rasti të pranishmit i përshëndeti edhe prof. Prof Rexhep Dedushaj i cili vlerësoj lart rendësin e kësaj rruge ku nder tjera tha se kjo rrugë do ta lidh unazën kombëtare Deçan Plavë Guci Shkodër Bajram Curri.
Po ashtu ne këtë takim muaren pjese edhe ministri i infrastrukturës Pal Lekaj, Ministri Mbrojtjes Rrustem Berisha, kryetari i KK te Deçanit zt Bashkim Ramosaj
Duke vlerësuar lart këtë projekt kombëtar dhe lidhjen me Plave Gucinë në fund për të pranishmit u këndua një këngë kushtuar njërit nga prijësit e Plavë Gucisë gjate Luftës se II Botërore, Shemso Ferrit.
/Plava e Gucia Sot