Site icon PLAVA E GUCIA SOT

U promovua libri “Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi

Në sallën e Kuvendit Komunal në Pejë u bë promovimi i librit“Husajt e Malësisë së Rozhajës” të autorit Haxhi Lajçi, një libërky monografik për banorët e fshatit Husaj që gjindet 8 km largqytetit të Rozhajës. Ku këta banorë të fshatit Husaj, të fisit Lajçi, që kryesisht kanë mbiemrin Lajçi dhe Husaj.

Në emër te insitucioneve komunale në Pejë foli drejtori i arsimit, z. Besim Avdimetaj. Ndërsa në emër të Këshillit Kombëtar tëShqiptarëve në Mal të Zi, foli kryetari Faik Nika, i cili theksoi, Nshqiptarët që jetojmë në trojet tonapavarësisht se në cilinshtet jetojmë sot, padrejtesisht të ndarë në disa shtete ngahistoria dhe Fuqitë e medha, ne sot punojmë dhe veprojmë atyku jeminë ato shtete ku jemipër të ruajturkultivuar e promovuar kulturëngjuhën dhe traditat tonaShembulli më imirë është sot i zotit Haxhii cili na ka mbledhur sot në këtëtubimpër të promovuar vepren e tij në gjuhën shqipe, e cilaështë themel i fortë për të mbrojtur identitetin tonë. Veprimtariae Haxhiut dhe veprimtarëve tjerë nga RozhajaPlavaGuciaMalësiaUlqiniKraja që kanë karakter kombëtar, e që meritonnjë lavdatë.

Për librin foli recensenti Prof. Dr. Valdet Hysenaj: Libri që nëfillim trajton Kelmendin si territorgjenezenlevizjet hapsinoretë banorëve, duke marrë si pikënisje defterin e Sanxhakut të mbiShkodrës të vitit 1485, e për të vazhduar me mendimet dhestudimet e autorëve të tjerëqë nga Koronelli e deri tek zonjaDurham. Për të vazhduar me origjinën e KelmendasveVukelNikçSelcëLuftën 500 vjeqare në Peranorinë Osmanepastajmesjetenlegjendet e origjinës së fisit të tijNë këtë vepër gjejmëshumëçka me vlerëqë nga Husajt dhe shtrirja gjeografikekushtet e popullatës së Rozhajës në vitet e 30-ta, Sharrat e ujitpyjet dhe tokat e Husjanëve nën mbretërine Serbo-Kroate-Sllovenetragjedinë e Ishtedimit në epiken popullore. Ndërtimi igjeanologjisë të djemve të Tahir Husithistorinë e nipave dhestërnipaveNipat nga kohërat më të lashtapjesëmarrsit nëluftën e Pazaritaktgjykimi i ashtuquajturit i rastit të RexhëKrasniqitVrasjet dhe burgosjet e Husjanëve gjatë gjithëkohës.”

Të pranishmit gjithashtu i përshendetën Marash Dedvukaj, Ramiz Qorraj, Gjergj Camaj, Velia Muriq, Shefko Liçina, IsmetHoxha, Sokol Daci, Agim Berdynaj, Rrahman Lajçi, DedëNdrecaj, Enver Muratoviq, Zeqir Mehmetaj, duke e përgëzuarautorin për vepren dhe uruar suksese.

Faruk Daci

Në fund autori falenderon Fondin për pakica për financimin e këtij libri, si dhe falenderon personat që kanë qenë shtyllepërkrahjeje të kësaj vepre: Qerim Ukë Lajçi, Kadrush Selman Husaj, Xhemë Husaj, Ismet Hoxha, Feride Lajçi – Ganiq, Isa Qorraj, Ukë Ramë Lajçi, Azem Sadri Husaj, Mehmet Ali Husaj, Avdi Brahim Husaj, etj. 

Exit mobile version