Site icon PLAVA E GUCIA SOT

U PROMOVUA VEPRA MË E RE E AKADEMIK REXHEP QOSES

Prishtinë 6 Qershor 2019

Në Institutin Albanologjik të Prishtinës sot më 6 qershor 2019 u përurua vepra e Akademik Rexhep Qosjes “Dëshmitari në kohë historike (1999-2001)”.

Është kjo pjesa VIII e Ditarit të cilin Rexhep Qosja e mbanë që nga viti 1966 e deri në ditët e sotme në të cilin janë përfshirë ngjarjet e ndryshme politike, kulturore dhe të jetës së përditshme gjatë periudhes së Protektoratit Ndërkombëtar nëpër të cilin kaloi kosova gjatë viteve 1999 deri në 2001.Në këtë ngjarje e cila zgjoi interesim të madh të audiencës së gjerë dhe të mediave ishin prezent edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Minxhozi dhe përfaqësues të jetës kulturore nga Kosova e Shqipëria por jo edhe ata të politikës.

Për veprën dhe autorit me këtë rast folën Irena dhe Fatmir Toçi (nga SHB “Toena”), historiani  Paskal Milo, drejtori i Institutit Albanologjik Prof.Dr. Hysen Matoshi dhe Prof.Dr. Agim Vinca.

Vepra u vlerësua si dokument i rëndësishëm i periudhës së cekur nëpër të cilën ka kaluar Kosova dhe populli kosovar dhe si testament i llojit të vet për gjeneratat e ardhshme. ndërsa z. Fatmir Toçi nga Shtëpia Botuese “Toena” në fjalën e vet pohoi që së shpejti do të botohet edhe vëllimi IX i këtij Ditari, ndërsa për autorin theksoi që Akademik Qosja do mbahet mend si  intelektual, studiues, shkrimtar dhe politikan i cili ka marrë pjesë në ngjarje historike për fatin e Kosovës dhe se  “është nder për të gjithë shqiptarët kudo që janë që kanë jetuar dhe jetojnë në kohën e Rexhep Qosjes”.

Prof Dr Naser Ferri

/Plava e Gucia Sot

Exit mobile version