Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Ulqini ka numrin më të madh të rasteve me coronavirus në Mal të Zi

Në Malin e Zi, numri më i lartë i të infektuarve me coronavirus për 100 mijë banorë u regjistrua në Ulqin, Budva dhe Tivat.

Në Ulqin, 3,388 persona të infektuar për 100 mijë banorë janë regjistruar në 14 ditët e fundit, në Budva 2,674 dhe në Tivat 1,699.

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, nëntë persona vdiqën si rezultat i infeksionit me virus gjersa u regjistruan 764 raste të reja pozitive të infeksionit, raporton rtcg.

Mbi 270 pacientë me coronavirus aktualisht janë duke u trajtuar në spitalet në Mal të Zi.

Që nga fillimi i ngjarjeve epidemike (mars 2020), numri i përgjithshëm i rasteve të regjistruara të infeksionit është 112.500. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin ka shkuar në 1,704.

Exit mobile version