Qendrat kyçe të vendosjes për ne shqiptaret : Tirana dhe Prishtina duhet të alarmohen për mos të na përsëritet sindromi i Tuzit edhe ne Ulqin. Me mosangazhimin e tyre direkt apo indirekt shtetet tona po bëhen promotore të vazhdimit të asimilimit së bashku me mashat e tyre shqipfolëse në Mal të Zi.
ULQINI THËRRET ME 4 SHKURT SHQIPTARINË
Me 4 shkurt 2018 ne Ulqin mbahen zgjedhjet lokale, ku shpresojmë që partitë shqiptare të dalin ngadhënjimtare sepse çdo alternativë tjetër është e pa pranueshme.
Ulqini qytet shqiptar me rrënjë të lashta Ilire, port i lasht i anijeve të pamposhtura Liburna të Gencit e Teutës të dëshmoj edhe njëherë se të tillë ishin e të tillë do të mbesin, të votojnë vetvetën e jo të votohen ata të cilët me dhunë e okupuan këtë pjesë të atdheut me ndihmën e Rusisë cariste.
Vëllezër ulqinakë, më 4 shkurt mos bini pre e lojërave të orkestruara në Podgoricë por le të jetë 4 shkurti dita kur vota e çdo shqiptari do të shkoj vetëm për parti nacionale shqiptare dhe për askënd tjetër. Ulqinin Ilirik me 4 shkurt thërret zërin e ndërgjegjësimit dhe të vetëdijsimit dhe apelon tek të bijtë e vet që të janë vigjilent dhe mos ti shesin interesat kombëtare për demagogjitë e servilëve shqipfolës dhe pa identitet.
MË 4 SHKURT E GJITHË SHQIPTARIA ME ULQINI NË FITORE!