Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Universiteti i Shkodrës” Luigj Gurakuqi” organizoj ligjëratën Identitet dhe multikulturalizëm

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, aktivisti i njohur i komunitetit shqiptaro –amerikan Zt Zekë Nokshiqi njofton sot lidhur me  pjesëmarrjen e ti  përmes video linkut  në ligjëratë̈ me studentët e Universitetit të Shkodrës” Luigj Gurakuqi”.

Postimi i plotë i Zt Nokshiqi:

Sot pata kënaqësinë̈ e veçantë̈ të isha i pranishëm përmes video linkut  në ligjëratë me studentët e Universitetit të Shkodrës” Luigj Gurakuqi”, i ftuar nga drejtorja e programit ;

“ Identitet dhe multikulturalizëm”, program ky i udhëhequr nga prof.as.dr. Elindë Dibra.

DISKUTUAM PËR; KOMUNITETIN SHQIPTAR NË TEXAS SI MODEL BASHKËVEPRIMI DHE ZHVILLIMI NË AMERIKË.

U përqendruam në rolin e komunitetit, organizimin, aktivitetet, rolin e Shkollës Shqipe si dhe punën e kryesisë̈ dhe anëtarëve.

Diskutuam gjerësisht për ruajtjen e traditave shqiptare në Amerikë, ( ceremonitë qe organizohen këtu,ritet, muzikën shqiptare, vallet, veshjet kombëtare)

Me interes bashkëbiseduam për Lobimet që kemi mundësu në dobi të çështjes shqiptare.

Çështjen e Nokshiqit, Luftën e Nokshiqit rivitalizimin e zonës, punën e bërë deri më tani.

Interes ngjallën dhe marrëdheniet e shqiptarëve me komunitetet e tjera.

Ishte diçka e veçantë ku përcollëm energji të mirë mes të gjithë të pranishmëve ne diskutim dhe pjesëmarrëseve ne panel.

U ndjeva mirë dhe me këtë rast dua të falënderoj Universitetin e Shkodrës“ Luigj Gurakuqi“, dhe të gjithë studentët që më drejtuan pyetje shumë interesante.

Exit mobile version