Site icon PLAVA E GUCIA SOT

URA: Biseduam edhe me zt. Gjukanoviq

Levizja URA ne profilin e saj ne facebook ka bere te ditur se nder te tjera, ata kane biseduar edhe me PSD-ne (DPS) e Gjukanoviqit. 

Sipas postimit te tyre ne facebook nga URA sqarojnë  se ata kanë biseduar me Frotin Demokratik, me partine e Jokoviqit (SNP), me Ibrahimoviq (BS), Fatmir Gjeken (PD), Nik Gjeloshajn (ASH) dhe Damir Shehoviq  (SD).

“Gjate dites se djeshme takim kemi organizuar edhe me perfaqesuesit e PSD-se (DPS) te cilet kane thene qe nuk do te marrin pjese ne qeverine e pakices por do ta mbeshtesin ate. Takimi ishte mbajtur ne Presidence me Millo Gjukanoviq, Danijela Zhivkoviq dhe Ivan Vukçeviq, te cileve i’u jane paraqitur prioritetet e qeverise evropiane”  thuhet në kumtesen e URA-se.

A do ta demtoi kjo URA-ne, meqë sipas disa analisteve kjo do te thotë “fundi i Levizjes URA”,  kjo do te shihet ne te ardhmen.

Lëvizja  URA bënë përpjekje mbinjerëzore që në Mal të Zi të krijohet nje qeveri proevropeiane në pajtim me politiken demokratike multinacionale dhe për këtë arsye gëzon përkrahjen e bashkësisë ndërkombëtare./Plava e Gucia Sot

Exit mobile version