Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesit dhe të Shkollës së parë Shqipe, ju Uron Redaksia e Faqes Plava e Gucia Sot.
Urime të gjithë mësuesve për punën e tyre fisnike në arsimimin tonë kombëtar ane e mban trojeve shqiptare.
Urojmë të gjithë mësimdhënësit për punën e tyre që bëjnë në edukimin e gjeneratave të tëra në vendlindjen tonë Plavë Guci
Përkujtim për mësuesin Hero nga Plavë Gucia Ismet Sali Bruçaj
Ismet Sali Brucaj ishte me orgjinë nga fshati Vuthaj, familja e tij shpërngulet nga Vuthajt ne vitin 1913 pas pushtimit te Plave Gucisë nga malaziasit dhe u vendosen ne Fushën e Shtojit ne Shkodër. Ismeti pasi kreu shkollën e lart Luigj Gurakuqi ne Shkodër u emërua mësues ne Kelmend ne fshatin Likaj te Sumes ku me zgjuarsinë e tij shndriti ne fushën e dijes duke organizua edhe kurse shtesë edhe natën për te moshuarit qe te mësojnë shkrim lexim dhe kështu te çrrënjoset njëherë e përgjithmonë analfabetizmi ne trevat tona. Festat e nëntorit për mësuesin e ri malësor Ismet Sali Bruçin ishin momente te rralla ku dëshmohej përkushtimi dhe atdhedashuria e ti për atdheun e ti Shqipërinë qe ai e donte shumë. Për Nëntorin e viti 1967 ai kishte organizua me nxënës një program Festiv ne fshatin Likaj te Sumes, por aso kohe atij ju kishte bere me dije dhe e ishte thirrur urgjent te shkoj ne Shkodër sepse i kishte ardhur Ftesa për shërbim ushtarak, dhe pasi lajmërohet ne Shkodër kërkon qe te epej afat edhe disa ditë qe te mbaj Premtimin e Dhanë nxënësve dhe malësoreve se për Festen e 28 Nëntorit do te vij me çdo kusht ne shkollën e fshatit Likaj te Sumes, kërkesë kjo qe ju aprovua mësuesit te ri malësor.
Meqenëse moti ishte shume i keq me te reshura shiut dhe borës familja dhe shokët i thonë qe ne këto kushte dhe me mot te lig nuk mundesh me shkua ne fshatin Likaj te Sumes dhe anuloje shkuarjen.
Por aj thotë se ua kam dhen fjalën nxënësve dhe fshatrave dhe medoemos do shkoj, por kur arriti te lumi i Kirit rrugës për Likaj te Sumes u pa se lumi Kir ishte tërbuar dhe kishte dal nga shtrati dhe se i kishte prishur te gjitha urat ai ne përpjekje për te kaluar ujin e shpejt te lumit Kir, humb jetën dhe valët e lumit marrin me vete edhe ëndrrat e tij dhe përkushtimin e ti jetësor për nxënësit dhe Malasin e Shqipërinë qe ai e donte pa masë.
Vendosmëria e Ismet Sali Bruçit befasoj tere Shqipërinë dhe po për këtë vendosmëri e shpallin dhe hero te punës, u emëruan shkolla me emrin e ti u emërua edhe bjeshkë me emër te tij si Maja e Ismet Sali Bruçit dhe për te u thuren këngë dhe vjersha te shumta por kjo vendosmëri e pa shoqe ishte edhe virtyt dhe fisnikëri e rrallë e kalitur brez pas brezi ne rrënjët e origjinës se prej nga vinte Ismet Sali Bruçi, nga Vuthajt e Kelmendit.
Përgatitur nga
Esad Gjonbalaj
7 Mars 2018