MESAZH URIMI
Të nderuar besimtarë të fesë islame,
Në emër të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, ju përcjellim urimet më të sinqerta me rastin e festës së madhe të Kurban Bajramit.
Qofshin këto ditë të shenjta të mbushura me paqe, begati, dashuri, mirëkuptim dhe harmoni në çdo familje shqiptare. Urojmë që kjo festë t’ju gjejë pranë më të dashurve tuaj, të rrethuar me shëndet të mirë dhe gëzim shpirtëror.
Kjo festë është simbol i sakrificës, solidaritetit dhe humanizmit, prandaj le të shërbejë si kujtesë e vazhdueshme për forcimin e vlerave të bamirësisë dhe kujdesit ndaj njëri-tjetrit.
Shqiptarët, kudo që jetojnë, kanë dëshmuar se festat fetare janë njëkohësisht edhe festa të unitetit tonë kombëtar. Në këto ditë të shenjta, pa dallim feje apo krahine, ne afrohemi më shumë me njëri-tjetrin, duke forcuar lidhjet tona njerëzore dhe kombëtare.
Urojmë që Kurban Bajramin ta kaloni në shëndet të plotë, në paqe dhe në begati për ju dhe familjet tuaja.
Zoti i bekoftë familjet tuaja, Zoti e bekoftë kombin shqiptar!
Urime Kurban Bajrami!
Me respekt,
Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Malin e Zi
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO Mali i Zi – Crna Gora – Montenegro, 85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Vëllezërit Frashëri p.n ,
Tel/fax +382 30 411 302, Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me

