Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vajza e ish-presidentit Trump viziton muzeun në Tiranë, e shoqëron Rama

Vajza e ish-presidenti Donald Trump, Ivanka Trump bashkë me bashkëshortin kanë zgjedhur të vizitojnë nga afër Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.

Në këtë vizitë ata u shoqëruan edhe nga kryeministri Edi Rama. Gjatë vizitës, çifti amerikan la  një shënim në librin e përshtypjeve, ndërsa veçuan mikpritjen shqiptare, si një vlerë e veçantë.

“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.Në fund të vizitës z. Kushner la këtë shënim në Librin e Përshtypjeve:”Ju falënderoj për mikpritjen kaq dashamirëse dhe që ndatë me ne historinë e shtypjes së Shqipërisë për ta kuptuar më mirë transformimin e jashtëzakonshëm, dëshmitarë të të cilit jemi ne sot. Le të mësojë dhe populli im nga ky muze që këto tmerre të mos përsëriten më!”.Ndërsa Ivanka Trump u shpreh:”Faleminderit. Gjithë të mirat për të dy vendet tona Amerika & Shqipëria”, thuhet një njoftimin e muzeut.

Exit mobile version