Vuthaj
Me rritjen e kerkesave per turizem ne Vuthaj viteve te fundit nga vetē vuthjanet i eshte kushtuar kujdes i shtuar edhe natyres. Keshtu vite me pare nga nje donator i njohur vuthjan ishin mbjellur shumë bredha te rinje ne lagjen e Vuthajve te njohur si Katuni i Sirem. Po ashtu, nga i njejti donator dhe me finasimin e tij ishte bere edhe rrethimi i tyre me rrethojē mbrojtēse, duke pas ne konsideratē se eshte ambijent fshati dhe bagetia mund ti demtojnē fidanet e reja.
Pērkundēr kēsaj, diteve te fundit jemi deshmitar te demtimit te qellimshem te shumē rrethojave te bredhave te rinje, qē si pasojē mund tē ketē demtimin dhe pengimin e rritjes sē tyre. Akte te tilla te pakuptimta dhe jashtē çdo norme të sjelljeve njerēzore po shkaktojnē habi dhe indinjatē tek banoret vendes.
Ndergjegjesimi dhe vetēdijēsimi i yne duhen te kontribuojnē ne ruajtjen e ambientit dhe zbukurimin e tij e jo tē degradimit ne prag te fillimi te sezonit turistik, sezon ky i shumepritur me padurim pas ballafaqimeve te gjata me pandeminē dhe pasojat e saja.
/Plava e Gucia Sot