Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vazhdon procesi përgaditor për vendosjen e lokalitetit arkeologjik të Shasit në administrim bashkëkohor

Qendra për kulturë Ulqin

Në lokalitetin arkeologjik të Shasit janë në vazhdim përgaditjet  për realizimin e punëve të  cilat kajnë për qëllim vëndosjen në administrim bashkëkohor të këti lokaliteti të rëndësishëm arkeologjik dhe natyror. 

Prej projekteve të vazhdueshme për valorizimin e lokalitit arkeologjik të Shasit germimet arkeologjike kanë rifilluar në vitin 2012. Gjatë ekpeditave arkeologjike që kanë rifilluar në vitin 2012 dhe kanë vazhduar në vitin 2012, 2015-2016,  nga Muzeu popullor i Malit të Zi, Komunës së Ulqinit dhe Qendrës për Kulturë të Ulqinit, është vazhduar edhe më masa konservuese.

Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi, Komuna e Ulqinit dhe Qendra për Kulturë e Ulqinit  gjatë vitit 2019 kanë vazhduar me aktivitetet në fushën e masave preventive mbrojtëse. 

Gjatë vitit 2020  është planifikuar vazhdimi i këtyre aktiviteteve të nisura: 

– Nga Qendra për konservime dhe arkeologji e Malit të Zi dhe Komuna e Ulqinit – Zyra e projekteve IPA të Komunës së Ulqinit, Qendra për Kulturë e Ulqinit do të vazhdohet me masa preventive mbrojtëse dhe mirëmbajtjen e lokalitetit. Këto projekte financohen nga Ministria e Kulturës dhe fondet IPA.

– Përfundimet e marra në  takimin profesional: Lokaliteti arkeologjik i Shasit – masat mbrojtese, të mbajtur më 29 shtator 2019 me Drejtorinë për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore – Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Drejtorinë për mbrojtjen e të mirave kulturore – Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Zyra për UNESCO- Ministria e Kulturës së Malit të Zi, Qendrën për konservime dhe arkeologji të Malit të Zi, Kryetari i ICOMOS-sit ndërkombëtar me përfaqësues të ICOMOS-it, Sekretariatin për administratë dhe veprimtari shoqërore – Komuna e Ulqinit, Qëndrën për Kulturë – Ulqin me njësinë punuese Muzeun e Ulqinit, do të fillojnë të realizohen dhe implementohen gjatë këtij viti. 

Projektet të cilët do të realizohen në vitin 2020 janë publikuar në Programin për mbrojtjen dhe ruajtjen e të mirave kulturore për vitin 2020 dhe në faqen e internetit të programit Trilateral IPA, ku projekti është fituar nga Zyra e projekteve IPA – Komuna e Ulqinit të publikuar më 30 tetor 2019.

Gjatë kohës që lokaliteti arkeologjik i Shasit është në përgaditje për realizimin e punëve të lartëpërmendura dhe gjatë kohës së realizimit të këtyre punëve, në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturoreRregulloren për llojet, kushtet dhe metodat e hulumtimit, llojet dhe përmbajtja e dokumenteve kërkimore dhe përmbajtjes së studimit për mbrojtjen  dhe mbrojtjes së të mirave kulturoredhe standardeve bashkëkohore për Lokalitetet arkeologjike, Lokaliteti arkeologjik i Shasit, Katërkollë, Komuna e Ulqinit, do të jetë i mbyllur për vizitorët që nga data 15 shkurt 2020 deri në përfundimin e punëve të planifikuara. 

Punimet të cilat janë në realizim, mbrojtja prej vegjetacionit, kryerja e masave konservuese të preventives,  studimi dhe mbrojtja integrale e të ngjajshme kanë për qëllim mbrojtjejen dhe vënien në administrim bashkëkohor të lokalitetit arkeologjik të Shasit në bazë të Ligjit për mbrojtjen e të mirave kulturore, Rregulloreve të fushës së të mirave kulturore dhe normave bashkëkohore për Lokalitet arkeologjike.

Komuna e Ulqinit – Zyra e Projekteve IPA, Qendra Kulturore e Ulqinit dhe Qendra e Konservime dhe Arkeologji e Malit të Zi

Exit mobile version