Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vazhdon puna për bazën e NATO-s në Kuçovë, Rama: Janë krijuar 400 vende pune

Rama nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka njoftuar se janë krijuar 400 vende pune, ndërsa punimet po zhvillohen me ritëm të shpejtë.

“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama.

NATO e ka përzgjedhur bazën ajrore të Kuçovës si pikë të përshtatshme për të kryer misionet ushtarake, dhe do të shndërrohet në të parën bazë ajrore të NATO-s në Ballkanin Perëndimor.

Postimi i plotë:

MIRËMËNGJES 😊

dhe me kantierin e Bazës Ajrore të NATO-s në Kuçovë, ku janë krijuar 400 vende pune e ku punimet po ecin me ritëm të lartë, ju uroj një javë të mbarë🙏

Exit mobile version