Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vdes personi i parë nga coronavirusi në Mal të Zi

Është shënuar viktima e parë e coronavirusit në  Mal të Zi.

Drejtori i Qendrës Klinike, Dr. Jevto Erakoviq, deklaroi se është regjistruar vdekja e parë nga koronavirusi në Mal të Zi dhe bëhet fjalë për një mashkudh 65-vjeçar, Z.P. i cili ishte pranuar mbrëmë pas mesnatës në Qendrën Klinike me sëmundje kronike të mushkërive.

Pas mbërritjes së pacientit në Qendrën Klinike u mor mostra, dhe analizat konfirmuan që pacienti kishte COVID-19.

Ky qytetar kishte qëndruar në Serbi në gjysmën e parë të këtij muaji.

Exit mobile version