Sot në Tuz ndërroi jetë aktivisti i hershëm i çështjes kombëtare Xhemal Nikaj.
Xhemaili në vitin 1968 ngriti flamurin në Malësi të Madhe. Ishte hera e parë që në ish- Jugosllavi u ngrit flamuri në troje shqiptare në Mal të Zi. Për këtë u persekutua nga pushteti i atëhershëm.
Ai nuk e ndali aktivitetin e tij kombëtar gjatë gjithë kohës. Gjatë luftës së Kosovës organizoi pritjen e familjeve shqiptare nga Kosova. Njëzet mijë të familjarë të shpërngulur nga Kosova u mbështetën nga ai dhe Këshilli të cilin e drejtoi.
Shkuarja e tij në përjetësi është lajm i trishtë për shqiptarinë dhe lëvizjen kombëtare e posaçërisht për shqiptarët në Mal të Zi.