Shqiptarët e Amerikës gjithnjë e më shume po ngulin rrënjët në jetën shoqërore dhe politike në SHBA. I tillë është bashkëkombësi ynë Vedat Gashi, kandidati i partisë Demokratike për distriktin (qarkun) e 94-të Asamblesë së shtetit të New Yorkut në qytetin Yorktown Heights ku edhe ka siguruar nominimin e Partisë Demokratike në këtë distrikt . Komuniteti shqiptaro amerikan e ka mundësin e radhës që me votën e ti të bëj histori, të i mundësojnë Vedatit përndryshe avokat të hyj në asamblenë e shtetit të New Yorkut duke u bërë kështu shqiptari i dytë në SHBA që arrin këto maja të suksesit në jetën politike të SHBA-ave pas Mark Gjonajt.
Apelojmë te të gathë bashkëkombësit e ne veçanti plave-guciasit qe jetojnë në distriktin (qarkun) e 94-të Asamblesë së shtetit të New Yorkut , në qytetin Yorktown Heights që të përkrahin shqiptaro amerikanin Vedat Gashin në këtë garim gjer në fitore.
Duke përkrahur bashkëkombësin tonë edhe më shumë si komunitet çimentojmë pozicionimin tonë në jetën dhe shoqërinë ku jetojmë dhe veprojmë.
Vedat Gashi pret në përkrahjen të pa rezerva tonën si komunitet shqiptaro-amerikan.
/Plava e Gucia Sot