Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vendosën lule te shtatorja e Ded’ Gjon Lulit në nder të 6 Prillit – Kryengritjes së Malësisë

Me rastin e 6 Prillit – përvjetorit të Kryengritjes së Malësisë, përfaqësuesit e Komunës së Tuz bënë homazhe duke vendosur lule te shtatorja e heroit kombëtar Ded’ Gjon Luli në Bardhaj.

Kryetari i Komunës së Tuzit, z. Lindon Gjelaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit të Komunës, z. Fadil Kajoshaj, nënkryetarin e Komunës, z. Ivan Ivanaj dhe sekretaren e Sekretariatit për Vetëqeverisje Lokale, znj. Marina Ujkaj, vendosën sot lule pranë shtatores, duke nderuar sakrificën dhe veprën e lavdishme të kryengritësve të Malësisë.

Ky akt përkujtimor u zhvillua në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin historik të Kryengritjes së Malësisë, një ndër ngjarjet më të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare, që shënoi ngritjen e flamurit kombëtar dhe përpjekjet për liri e të drejta kombëtare.

Exit mobile version