Vendosja e përmendorës së Gjergj Kastriotit Skënderbeu te rrethrrotullimi përpara ndërtesës së komunës së Ulqinit është vënë në pikëpyetje pasi që Ministria e Kulturës urdhëroi sjelljen e një vendimi të ri për ngritjen e përmendorës me “emër të shkurtuar” Gjergj Kastioti pa Skënderbeu.
Nga Komuna e Ulqinit thotë se ata do të këmbëngulin që pran emrit zyrtar duhet të jetë edhe Skënderbeu.
Inspektori i Trashëgimisë Kulturore Veselin Krstiçeviq urdhëroi që Kuvendi vendor të sjelli Programin e ri për ngritjen përmendoreve, i cili do të ishte në përputhje me vendimin e Ministrisë së Kulturës në korrik të vitit të
kaluar.
Me kërkesën e kryetarit të Komunës, Loro Nrekiq, Ministria e kishte dhën pëlqimin për propozim programin dhe
ndërtimin e shtatorës Gjergj Kastrioti.
Në fund të tetorit, me kërkesën e Nrekiq, Kuvendi lokal miratoi programin, por me emrin e plotë – Gjergj Kastrioti
Skënderbeu.
Nrekiq nuk deshi të komentojë mbi ndërlikimin e situatës për vendosjen e shtatorës, ndërtimin e të cilit do të
paguhet nga Diaspora.
“Do të jetë gjithçka mirë,” tha shkurtimisht Nrekiq për Vijesti.
Kryetari i Kuvendit Ilir Çapuni ka paraqitur ankesë pran Drejtoris së Çështjeve të Inspektimit dhe Ministrisë së
Kulturës për këtë vendim të inspektorit./Malësia.ME/