Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Veteranit të UÇK-së, Ali Balidemajt iu realizua ëndrra “Jetimat e Ballkanit” bënë më shtëpi 17 familje

Jetimat e Ballkanit” bënë më shtëpi 17 familje

Me rastin e shënimit  të përvjetorit 11-të të shpalljes se Pavarësisë së Kosovës, shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, ndau 17 çelësa për familjet në nevojë. E njëri nga ata që patën rastin të përfitojnë nga kjo vepër e madhe bamirëse është ish-ushtari i UÇK, Ali Balidemaj. Hapat e një historie të dhimbshme të Ali Balidemajt para ca kohësh janë shpalosur në njërën prej emisioneve programit të mëngjesit ”Për ditë të Mbarë” të RTV21, rrëfimet e të cilit ishin mjaft emocionuese. Veterani i luftës, Ali Balidemaj, i lindur në Prishtinë, për një kohë ka emigruar në Amerikë, ku ka hequr dorë edhe prej Amerikës për të ju bashkuar radhëve të UÇK-së. Balidemaj ka luftuar në Koshare gjatë e periudhës 98-99.

Falë betejës së fituar, Aliu jetëson lirinë sot, në vendin ku ka lindur, por,  këtë jetë që deri sot ka bërë veterani i luftës ishte për ardhur keq. Kushtet e rënda ekonomike, mungesa e një vendbanimi  kanë bërë që ai për 19 vjet të sillet  rreth e qark rrugëve të Prishtinës.

Por, ëndrra iu realizua, sot në këtë datë kaq më rëndësi, e cila e riktheu në jetë Aliun, duke e bërë njërin nga 17 familjarët që sot falë organizatës Jetimet e Ballkanit u bënë me banesa të reja. Në të njëjte kohë përfituan edhe 16 familje, të cilat ishin nga të gjitha trojet shqiptare, falë donatorëve që pareshtur kontribuojnë në shoqatën “Jetimat e Ballkanit

Exit mobile version