Goditje nga brenda nga pakurrizorët, apo goditje nga jashta, nga të betuarit e të përbetuarit për ratifikimin e dermarkacionit me çdo kusht Kosovë – Mal i Zi ?!?
Duke pasur parasysh dorëheqjet e shumta dhe pothuajse të përnjëherëshme të aktivistëve të Vetëvendosjes si dhe retorikën arsyetuese të tyre pothuajse të njëjtë, plotësisht të unifikuar në deklarata, por, pa asnjë argument konkret parashtrohen ca pyetje të cilat kërkojnë përgjigje lidhur me këtë fenomen dorëheqëje brenda Lëvizjes Vetëvendosje, në kohën e kërcënimit dhe zotimit të vrazhdë të Kryeministrit, Kryetarit të parlamentit, Kryetarit të Republikës si dhe zotimit të kryetarëve të grupeve parlamentare pozitë – opozitë (përpos Vetëvendosjes) për aprovimin e aktit të tradhëtisë votimin e demarkacionit.
Si duket këta gjuetar despot janë në gjuajtjen e edhe dy apo tri votave për ta mbushur kupën e tradhëtisë, andaj kanë lëshuar langonjtë e vetë në gjueti në Lëvizjen Vetëvendosje !
Në mesin e këtyre të dorëhequrëve nga Vetëvendosja padyshim se ka edhe agjent të rekrutuar të despotistëve të cilët me mjeshtri e luajtën lojën e dorëheqjeve, por, sidoqoftë nga njëra anë janë të varfër në deklaratat dhe arsyetimet e të tyre lidhur me dorëheqjen, ndërsa nga ana tjetër me lotë korkodili shprehin keqardhjen se kanë marrë një vendim të tillë ?!?
Nga këto dy opcione kontradiktore të tyre konkludojmë dy opcione të shkakut të dorëheqëjes së tyre :
- I bleu dhe i pagojë majëm mafia despoteske e institucionalizuar e Qeverisë së Kosovës, apo;
- I mposhtën dhe i përvehtësuan me kërcënime me fuqinë e mafisë së instuticionalizuar të Kosovës ?
Fatkeqësisht për popullin dhe Republikën e Kosovës duket se despotët ja arritën qëllimit dhe mbetet vetëmse të presim apo siç thoshte malsorja “gazi i madhë kur të del pranëvera, kur të mbinë rasadi !” dhe të shofim se kush nga këta të dorëhequr nga Vetëvendosja me të drejtë vote delegati do e japi votën e vetë, votën e marres e të tradhëtisë kombëtare për ratifikimin e demarkacionit Kosovë – Mal i Zi !
shkruan: Xhavit Gjonbalaj