Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Video e rrallë e babait sevdali të Dritanit: Si ia thotë këngës shqipe më 1989

Politikani malazez, shqiptari Dritan Abazoviçi, “njeriu i ditës” në Mal të Zi pas zgjedhjeve të para dy javëve, është bërë faktori më i rëndësishëm për formimin e qeverisë së re. Ulqinaku sot është zgjedhur kryeministër i Malit të Zi, nga deputetët e kuvendit të këtij shteti.

Dihet pak për jetën private të 35-vjeçarit nga Ulqini, një student i Sarajevës, përveç faktit se vëllai dhe motra e tij janë mjekë të shquar.

Disa muaj më parë, Dritan Abazoviç publikoi një video të babait të tij duke kënduar në një aheng në një lokal të Ulqinit. Fjala është për 4 marsin e vitit 1989, pra fundit të epokës së Jugosllavisë.

“Bohemistët ulqinakë dhe babai im Big Joe”, ka shkruar Dritani, duke shtuar: “Një kujtim i bukur i disa kohërave të arta”.

Ky përjetim i tij lidhet me frymën e tij politike

Ndërkohë, babai tij e të tjerët aty ja marrin disa këngëve, të gjitha puro shqiptare, më saktë, nga ato të tipi “jare shkodrane”.

https://twitter.com/basxmacxkin/status/1304742615854841858?s=21&t=0OSNK0V4Nm-ygA0GUS39sQ
Exit mobile version