Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Video – Në Ulqin vinë mysafirët e parë, priten me dhurata

Nga e hëna, nga 1 qershori, Trupi Koordinues Kombëtar i Malit të Zi ka vendosur të lejojë qytetarët nga 26 vende që të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive COVID-19 është më pak se 25 për 100,000 banorët në vendin nga i cili vjen, u mësua dje nga nga ky institucion, transmeton Ulqini Online.

Hapja në orët e hershme të mëngjesit të ditës së hënë ka bërë që në Ulqin tashmë të vinë edhe mysafirët e parë për këtë sezon turistik.

“Një nga miqtë tanë ka një shkollë surfing dhe kemi ardhur për të qëndruar të ai Ulqin”, thotë një çift nga Gjermania pas kalimit të pikës kufitare.

Duhet kujtuar se, Mali i Zi hapi kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë.

Qeveria e Malit të Zi për momentet e para të hajes së pikave kufitare kishte realizuar disa fotografi dhe videomaterialin që mund ta shikoni poshtë.

Exit mobile version