Përmes një postimi në faqen zyrtare në fb të shoqatës Plavë – Guciase në SHBA e njohur me emrin zyrtar Fondacioni Plavë Guci, njoftohet se autobusi i blerë nga diaspora përmes një fushate kotributdhenese të organizuar nga Fondacioni Plavë Guci për shkollarët e vegjël në vendlindje ka hyr në funksion. Është ky një lajm i mirë për vendlindjen por edhe mburrje për aktivistet e shoqatës sepse iniciativa si kjo janë me shumë vlerë për vendlindjen.
Postimi i Fondacionit Plavë Guci:
Te Nderuar Bashkëvendas
Tani ma te gjith e dini se Autobusi qe u sigurua nga ju Donatoret me Iniciativen e Fondacionit Plavë Guci po qarkullon ne Relacionin e caktuar Vuthaj-Kukaj-Vishnjevë
Duke falemenderuar te gjithë DONATORËT per zemergjerësine e tyr e posaçerisht Bashkëvendasit Xhevat Qosaj dhe Muhamed Ulaj qe me kontributin qe dhanë Fizikisht dhe Psiqikisht Autobusi arriti destinacionin e caktuar
Shpenzimet per Regjistrimin dhe Doganen I ka hjekur Ministria e Arsimit ne bashkëpunim me Drejtorinë e shkolles
Autobusi Filloi punen me 27 Janar 2020 mbas një vonese te pa qartë nga institucionet shtetërore
Faleminderojm te gjith donatoret si dhe anëtarët e këshillit te Fondacionit per zemergjerësi dhe punë te palodhur per kte kontribut te shumëqelluar sepse Edukata është gjeja më e rendesishme tek njeriu
Ju njoftojm se ne biseda me Ministrinë e Arsimit te Malit Zi Dhe Drejtesisë se shkolles Xhafer Nikoçeviq është i paraparë edhe një Autobus qe se shpejti do te arrijë ne vendin tonë I cili do te qarkullon ne relacionin Martinaj-Gropa e Smajlit -Dosugje furnizim I Ministrisë se Arsimit
Per fat te keq per ket relacion ishte I paraparë Autobusi i vjeter por nuk është ne gjendje te mirë mekanike per qarkullim
Prandaj ju lusim te gjithve te keni durim dhe Psiqikisht. Fizikisht. Dhe Materialisht ta perkrahim Fondacionin Plavë Guci qe është e vetmja Urë lidhëse ndermjet Diaspores dhe Vendlindjes
Te gjitha Etiketimet kundrejt Fondacionit janë PERÇARJE dhe pa VLERË
Fondacioni Plavë Guci është i juaji
Lypet perkrahja e juaj ne çdo aspekt
Ju premtojm qe do te gjejm MIRËKUPTIM
Me Respekt per te gjith
Fondacioni Plavë-Guci
New York 02-20-2020