Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vijesti: Nuk ka lëvizje të kufirit në Kullë dhe Çakorr?

Demarkacioni është çështje e përfunduar

“Demarkacioni është çështje e përfunduar. Veprimet tjera do të jenë teknike dhe kufijtë nuk janë më çështje politike. Kufijtë duhet të përcaktohen, dhe tani këtë do ta kryejnë kadastra. Ekipet dalin në fushë, shënojnë kufijtë në kuotat e vendosura”, kështu u shpreh një bashkëbisedues i të përditshmes malazeze ” Vijesti “.

Një grup i përbashkët pune  për përcaktimin e vijës kufitare në mes Malit të Zi dhe Kosovës do të merret ekskluzivisht me çështje teknike dhe nuk mund të ketë më korrigjime të mëdha të vijës kufitare të përcaktuar në Marrëveshjen Kufitare Shtetërore të nënshkruar në Vjenë në vitin 2015, kështu flet edhe analisti nga Kosova Agron Bajrami për këtë të përditshme, shkruan Ulqini Online.

Ministri i Punës të Jashtme të Malit të Zi, Srgjan Darmanoviq, shpjegoi se kjo çështje është përcaktuar me Marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë, duke deklaruar se janë të mundur ” korrigjimet teknike – metër për metër”.

Burimi të “Vijesti-t”, duke iu referuar procesit të demarkacionit, tha se ratifikimi në parlamentin e Kosovës i ka vënë pikë demarkacionin. Ai shpjegoi se asnjë korrigjim i rëndësishëm nuk ishte i mundur pavarësisht të pretendimeve nga zyrtarët e Kosovës.

“Demarkacioni është çështje e përfunduar. Veprimet tjera do të jenë teknike dhe kufijtë nuk janë më çështje politike. Kufijtë duhet të përcaktohen, dhe tani këtë do ta kryejnë kadastra. Ekipet dalin në fushë, shënojnë kufijtë në kuotat e vendosura”, kështu u shpreh ky bashkëbisedues.

Exit mobile version