Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Virtytet e Gruas së Malësisë

shkruan: Hamit Shala

Malësia shqiptare e Hotit, Grudës  Plavës dhe Gucisë nder shekuj dhe vite ka qenë pjesë e pandashme e vlerave universale shqiptare nga kjo pjese qe tani nuk e kemi  brenda ne kufijtë e sotme të shteteve Shqiptare historisë se lavdishme shqiptare kuptim të plotë I japim veten nëse përfshijmë edhe heronjtë dhe heroinat që na vijnë nga këto treva fisnikë dhe autoktone shqiptare lidhur me rendësin e kësaj treve   te dashur lexues po  trajtojmë jetën dhe veprën e një femre simbol të Historisë Shqiptare qe me se miri e përshkruan emri Burrënesh.

Mirëpo kjo femër ishte një nga të shumtat  vajza të Malësisë te cilat jetën ja kushtuan një ideali te vetëm ai ideal ishte mbrojtja e atdheut e kombit te tilla ishin vajzat e hijshme e punëtore te Malësisë se Hotit, Grudës ,Plavës dhe Gucisë të dashur lexues unë personalisht më këto treva shqiptare nuk I quajë si malësi e Shkodrës sepse qeveria shqiptare e përdorë ketë term vetëm kur dëshirona te ngritë retorik ndërsa për te punuar për këto treva si një njësi e veçante kulturore ajo nuk e gjen vullnetin qe te marrë një hap pozitiv ne këtë drejtim për te folur për gruan malësorë shembull tipik kemi  burrneshën dhe  heroine shqiptare Tringë Smajl Martini Ivezaj lidhur më jetën e saje kemi shumë cka për të folur e për te thënë:

Kjo vajze e malësisë ishte e bija e një patrioti dhe veprimtarit të shquar shqiptar Smajl Martini Ivezaj, bajraktari  i Grudës së njohur, është një ndër shqiptarët më patriot, për të cilin deri më sot fare pak është bërë për nderimin e tij në rangun kombëtar. A e meritonte Smajl Martini një nderim të tillë. Për këtë le të pyetët historiografia shqiptare, le të shfletohen arshivat dhe bibliotekat, edhe pse për personalitete të tilla ka pas shumë rezerva për t’ua vënë në dukje trimëritë dhe aktivitetin e tyre. Megjithëse ne do flasim për bijën e tij Tringen ajo qe mbas vdekjes se te atit i dha fund ë jetës se saj vashërorë dhe u drejtua idealit te vetëm te shqiptareve ne atë kohë kundërvënia ndaj pushtetit osman pas vrasjes se babait te saj patriot i cili morri pjesë në nënshkrimin e peticionit të udhëheqësve shqiptar te asaj kohë ku kërkonin pavarësinë e plotë te këtyre territoreve nga zgjedha turke dhe ku kërkonin që Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresi i Berlinit te shpalleshin te zhvlerësuara nga fuqitë e mëdha kjo letër i ra në dora edhe ambasadorit francez dhe atij  rus ne perandorin osmane babi i Tringes u arrestua dhe nuk u pa më kurrë ashtu dhe vëllezërit e saje ranë dëshmore ne një prej kryengritjeve popullore te malësisë kundër osmaneve e vetmuare tanimë Tringa nuk u dorëzua por vazhdoj drejt idealit te saje ajo mori një hap ne jete qe për gratë e asaj zone ishte edhe ndoshta i rëndomte ajo u shndërrua ne burrë dhe filloj aktivitetin e saje luftarak kundër turqve pushtues here here duke u shkaktuar disfatë forcave armike banorët e asaj ane mburreshin me arritjet e saj dhe e njihni se ishte bija e Smajl Martini por qe ajo qartaz kishte shprehur pretendimet e sajë para pak familjarëve te mbetur se ajo do mundohej te dërgonte ne vend amanetin e babait te sajë dhe se jeta e saj kishte kuptim tjetër  Tringa u bashkua me kryengritësit dhe u dallua në Betejën e Deçanit. Ajo mori pjesë në Memorandumin e Greçës, më 23 qershor, 1911. Aktiviteti i saj kryengritës vazhdoi edhe pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë (28 nëntor 1912).

Ajo kurrë nuk u martua dhe nuk kishte fëmijë, pasi ajo më herët ishte betuar. Ajo vdiq në 2 nëntor, 1917, dhe u varros në tokën familjare të varrimit në malet e Grudës brenda fshatin Kshevë, sot në Mal të Zi. Dy vjet më vonë, ushtria malazeze (pjesë e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve) shkatërroi varrin e saj, derisa bastiste zonën. Sot malazezet e vendosin atë ne këngët e tyre epike e popullore kinse ajo qenka e tyre ne te vërtet dokumenti i vetëm qe tregon qartazi përkatësin etnike te saj mbete shkrimi i gazetës NEW YORK TIMES i vitit 1911 ku Tringë Smajli vlerësohet me një epitet dhe mërit te veçantë për kontributin e saje . Sot ne këto ditë liri e pavarësi kur duhet te çmohet lartë vepra dhe aktiviteti i babit te sajë i vëllezërve te saj dhe i vet kësaj heroine historianet tanë me shume gjejnë kohë për tu marre me luftërat dhe personazhet persiane, kinezë e egjiptiane sesa tu bëjnë një hulumtim te thelle aktivitetit te këtyre figurave te ndritura neve na mbetet qe vetëm nëpërmjet këngëve folklorit dhe letërsisë te mësoj për heronjtë e heroinat tona megjithëse presim qe një dite spektri shkencore do të reflektoj dhe do mbush tekste historike me gjera te rëndësishme e te dobishme për ne si Shqiptarë

Exit mobile version