Site icon PLAVA E GUCIA SOT

VIRUSI KOVIDIAN I MOS-BASHKIMIT E KA PREK POLITIKËN SHQIPTARE NË MALIN E ZI

Washington, 8 prill 2014. Kur kryeministri i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ishte për vizitë pune në Shtëpinë e Bardhë, iukërkua nga Zëvendëspresidenti Joe Biden, kandidati i sotëm përPresident i Amerikës dhe nga kongresmeni amerikan, Eliot Engel, aktualisht dhe kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme nëKongresin Amerikan, që t’i mirëzgjidhte kërkesat e problematikat e shumta të Shqiptarëve në Malin e Zi, ai ishtedakord. Krejt dakord. Veçse, me sa më kanë thanë, kishte njëkusht. Të vetmin kusht. Përafërsisht kështu. Kësisoj: Tëmblidhen të gjitha partitë politike shqiptare së bashku e të mëparaqesin një listë të vetme me kërkesat e tyre…!

​Natyrisht, Krajl Nikolla i Riu, Milo Gjukanoviçikryeministër e president i Malit të Zi në dy shekuj, edhe prejvetit, por kryesisht e detyrimisht prej faktorëve gjeo-politik-diplomatik euro-atlantik, ballkanik, panshqiptar, ua plotësoi disakërkesa, i kreu disa zgjidhje problemesh, por jo gjithnji, jopërgjithnji, jo të gjitha, se ky “dekan i politikës ballkanike” ua di“sëmundjen e keqe” Shqiptarëve në Malin e Zi. Sëmundjen e keqe, kancerogjene: Mos-Uniteti. Mos-Bashkimi…!

​Edhe kur “virusi kovidian” i përçamjes ndërshqiptare, imos-bashkimit nacional e politik, nuk i prek randshëm me aspiratorim partitë politike shqiptare në Malin e Zi, Gjukanoviçiua gjen “shiringën” me njerëzit e Shtetit e të Kabinetit të VetQeveritar, kurse Ne-Shqiptarët e Ilirikut e Dy Anëve tëAtlantikut, ende nuk po e gjejmë “vaksinën e shpëtimit të kësajsëmundjeje nacionale”. N’msa për Sars-2/ Kovid-19 (!)

​Kjo e keqe përbrenda Nesh, edhe kësaj here, doli sheshit.Edhe kundër Gentit e Teutës, Balshajve, Buzukut, Jakup Ferrit, Çun Mulajt, Ded Gjo Lulit, Mujo Ulqinakut, Cafo Beg Ulqinit, Esad Mekulit…Dhe të sotmëve: Mark Gjonit…Ali Dacit.Kundër çdo shqiptari atdhetar nga Bregdeti Adriatik Mesëm nëAlpet Shqiptare (Bjeshkët e Bekuara), në Ballkan e Europë e deri në Amerikë.

​Sepse, prapë Shqiptarët e Malit të Zi, partitë e tyne politike, nuk po dalin me nji Listë të Vetme, po janë nda e përça në dygrupime politike elektorale, janë kthye mbrapa, tek VitiElektoral 2012 e 2016…!

​Sepse, disa-sish, shumë-sish nga rraca e politikanëve: janëmbrapsht, janë mbrapa, janë në mbrapshti, prej “Kovidit Politik” të pjellës së vet politike e të mbarsjeve të kahershme e derisotmepolitike kundërshqiptare krajlnikolliane e gjukanoviçiane: janëkthye mbrapa, tek Viti Elektoral 2012 e 2016…!

​Zoti i Ndihmoftë! Amin!

​​​​Ramiz LUSHAJ

Exit mobile version