Site icon PLAVA E GUCIA SOT

VIZITË E AKTIVISTES SHQIPTARE NË SELINË E FONDACIONIT “ALSAR”

Tiranë 17 Mars 2021

Aktivistja shqiptare nga Plava znj.Kaltrina Hoti, zhvilloi sot një vizitë kortezie në selinë e Fondacionit “ALSAR”. Ajo u prit nga kryetari Z.Mehdi Gurra, gjatë këtij takimi të karakterizuar nga një frymë e ngrohtë e miqësore, artistja u njoh me veprimtarinë e Fondacionit “ALSAR” dhe arritjet e tij ndër vite. Ndër të tjera, një fokus i veçantë iu kushtua edhe mbarëvajtjes së veprimtarive kulturore e kombëtare, shkëmbimit të marrëdhënieve të bashkëpunimit në këtë drejtim për realizimin e projekteve të përbashkëta me karakter kulturor që synojnë ruajtjen dhe promovimin e vlerave të trashegimisë sonë kulturore, kombëtare.

Nga ana e saj artistja Kaltrina Hoti prezantoi zhvillimin e jetës social-kulturore të shqiptarëve në Plavë dhe Guci, Mal të Zi,  si dhe qëllimet e Galerisë “Hoti” të krijuar nga nga ana e saj, e cila  do ti shërbejë  veçanarisht fëmijëve te Zones se Hotit, Plavës e Gucisë që janë te interesuar për boten e artit dhe per mesimin e vlerave tona kulturore e kombëtare.

Në përfundim të këtij takimi Z. Gurra duke i uruar drejtueses së Galerisë “Hoti” suksese në misionin e saj, i rishprehu gadishmërinë e bashkëpunimit në fushën e kulturës me projekte të përbashkëta për promovimin e vlerave tona kulturore, kombëtare.

Exit mobile version