Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vizitë në Rozhajë e Ambasadorit të Shqipërisë : Shkolla shqipe në Dacaj është memorie historike

Ridi Kurtezi Ambasador i Shqipërisë në Mal të Zi

Gjithmonë kënaqësi vizita në Rrozhajë dhe takimet mbresëlënëse me Ali Dacin, mësimdhënësin e çmuar të gjuhës shqipe, gazetarin, shkrimtarin, veprimtarin e spikatur dhe organizatorin e palodhur të aktiviteteve kulturore në Rrozhajë e në Malësi. Mirënjohës per kontributin e tij të spikatur në ruajtjen dhe lartësimin e gjuhës, traditave, dokeve dhe zakoneve tona më të mira !

Vlerësim dhe nderim për Haxhi Lajçin, Drejtorin e Shkollës Fillore ne Dacaj, atje ku ende vazhdon procesi mësor në rrënojat e shkollës së djegur shqipe. Ndaj dhimbjen, keqardhjen dhe shqetesimin e drejtuesve, mesuesve, nxenesve dhe prinderve dhe shpreh bindjen dhe besimin se autoritetet malazeze do ta kthejne ne realitet premtimin per ringritjen e kesaj shkolle shqipe, e cila per shqiptaret mbart rendesi dhe memorie historike. Le të shërbejë rindërtimi i shkollës shqipe ne Dacaj si shembulli me i mire i promovimit te vlerave dhe bashkejeteses se pakicave ne Malin e Zi modern.

Exit mobile version