Nga Beqir SINA – New York City
Presidentja Osmani, Clintonit: Faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë
NEW YORK : Gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara, sot të Ejeten, në zyrën e tij në New York, Presidentja e Kosovës, znj. Vjosa Osmani, së bashku me ministren e jashtme znj. Donika Gërvalla – Schwarc, është takuar me mikun e madh të shqiptarëve Presidentin Bill Clinton
Në këtë takim morën sipas fotografive të publikuara në Twitter, Presidenti Clinton, i dhurojë një tirazh me librat e tij Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, në shenjë respekti për popullin e Kosovës.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në SHBA është takuar sot me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.
Osmani ka falënderuar Clinton për gjithçka çfarë ka bërë për popullin tonë.
“Të themi se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë është pak. Presidenti Bill Clinton, faleminderit për gjithçka çfarë ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani në Twitter./B.Sina/