Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vranë malazezin më 4 korrik për gjakmarrje në Ulqin, në kërkim dy shqiptarë! Hynë në Shqipëri përmes Muriqanit

Dy shqiptarë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen se kanë vrarë shtetasin malazez Momçillo Gjurishiq në Ulqin në lokalin e tij më 4 korrik të 2021. Shqiptarët Vincenc Pirolli, 34 vjeç dhe Dorjan Lala, 35 vjeç akuzohen se për shkak të gjakmarrjes kanë vrarë malazezin.

Nga provat e mbledhura dhe të dokumentuara, policia e Malit të Zi akuzojnë dy shqiptarët si autor të vrasjes, të cilat janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim. Shefi i Sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit Aleksandar Boshkoviq  tha se pista kryesore e hetimit është ajo e gjakmarrjes.

Gjakmarrja lidhet me një vrasje në 2017, ku djali i 68-vjeçarit Momçillo Gjurishiq, Savo Gjurishiq ka vrarë me arme zjarri 53-vjeçarin Beqë Likaj 53 vjeç. Për këtë arsye dy shqiptarët në kërkim janë futur ilegalisht në Malin e Zi dhe kanë vrarë 68-vjeçarin në lokalin e tij në Ulqin. Dy të rinjtë mendohet të jenë në Shqipëri, pasi ata janë futur ilegalisht në Malin e Zi ditën e vrasjes dhe më pas janë larguar përmes pikës kufitare Sukobine-Muriqan.

Për hetimin e ngjarjes policia e Malit të Zi po bashkëpunon me atë shqiptare për hetimin e çështjes dhe kapjen e dy shqiptarëve.

Exit mobile version