Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vrasjet që tronditën Malin e Zi, tragjedia e fundit ishte më e rënda

Krimi në Cetinje, në të cilin një 34-vjeçar vrau dhjetë dhe plagosi gjashtë të tjerë para se të vritej, është më e rënda e kryer nga një individ në historinë moderne të Malit të Zi.

Tridhjetë vjet më parë, më 3 qershor 1992, Kosta Damjanoviq (22) vrau nëntë fshatarë në fshatin Pusonjski Do afër Pljevlja, pas së cilës u vra edhe ai.

Një vit më vonë, në vendbanimin Çokrije në komunën e Bjelopoljes, i mituri, Momçilo Ceroviq (14), vrau familjen e ngushtë – prindërit, vëllanë, kushëririn dhe mbesën trevjeçare dhe më pas kreu vetëvrasje.

Një krim tjetër ndodhi në Bijelo Polje në vitin 1993, kur Novo Soshiq (44) vrau katër anëtarë të ngushtë një familje në shtëpinë e tyre. Në mesin e të vrarëve ishin dy fëmijë të moshës 12 dhe 8 vjeç dhe vetëm një djalë njëmbëdhjetë vjeçar mbijetoi.

Exit mobile version