Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Vuçiq nderon mikun e Serbisë, Richard, Grenell: I vetmi me qasje të balancuar ndaj Serbisë


Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka theksuar sot se ka marrë vendim që ta dekorojë ish të dërguarin special të ish-presidentin amerikan Donald Trump, Richard Grenell, në bazë të avokimit të tij për Serbinë.

I pyetur nëse qeveria e paguan Grenellin dhe cilat janë meritat e tij që meriton dekoratën nga shteti i Serbisë, Vuçiq është përgjigjur se “nuk mendon se qeveria e paguan”.

“Nuk e kam idenë, nuk jam në qeveri. E di që e keni “gënjyer popullin” me tregime se e kam paguar Blair-in, Schroeder-in, Clinton-ët… Besoj se kështu është edhe në këtë rast”, përgjigjet Vuçiq me arrogancën e tij të njohur, kur i bëhen pyetjet “e pakëndshme” të gazetarëve që nuk janë në shërbim të tij, transmeton Paparaci.

Vuçiq ka theksuar se vendimi për dhënien e urdhrit Grenellit është marrë nga ai personalisht dhe se nuk ka lidhje me qeverinë.

“Kjo nuk ka të bëjë fare me vendimin e qeverisë, por me timin, mendoj se ai është ndër të paktët nga SHBA që ka një qasje “të balancuar” ndaj Kosovës, sigurisht që qëndrimi i tij nuk është krejtësisht i ndryshëm nga administrata amerikane, por ai ishte gjithmonë i gatshëm ta dëgjojë palën serbe. Ai ka mbrojtur ardhjen e investimeve amerikane në Serbi, fondet e investimeve, angazhohet për paqen, avokon për Serbinë. Për mua kjo ishte e mjaftueshme për të marrë vendimin për urdhrin”, ka pretenduar Vuçiq.

Exit mobile version