Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zbutja e masave të përkohshme mbrojtëse nga pandemia Covid-19 në Mal të Zi, do të zbatohet nëpër faza

Në konferencën për media të mbajtur të shtunën, më 25 prill 2020, nënkryetari i Qeverisë së Malit të Zi dhe kryetari i Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive, ka theksuar se në mbledhjen e Trupit nacional koordinues të mbajtur sot, e në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i Qeverisë, Dushko Markoviq, është diskutuar mbi zbutjen e masave mbrojtëse nga pandemia Covid-19 dhe është theksuar mundësia e aplikimit të tyre nëpër faza. Ai të pranishmit i ka njoftuar se prej 4 majit do të mundësohet puna e shitoreve, dyqaneve zejtare, salloneve të parukerisë dhe kozmetikës, palestrave, librarive, ordinancave stomatologjike, auto shkollave, rent-a-car shërbimeve, muzeve dhe galerive.

Nëse me sukses përvetësohet faza e dytë, Simoviq ka bërë të ditur se faza e tretë e zbutjes së masave të përkohshme epidemiologjike do të fillojë më 18 maj, prej kur do të fillojnë të punojnë kafenetë dhe restorantet, kurse në fazën e katërt, më 1 qershor, do të vihet në qarkullim komunikacioni i brendshëm.

Nëse situata epidemiologjike edhe më tutje do të jetë nën kontroll, në fazën e dytë të zbutjes (lehtësimit të masave të përkohshme) të planifikuara për 4 maj, Trupi nacional koordinues për sëmundje infektive do të jep pëlqimin në:

1. Mundësinë e punës së shitoreve (të tekstilit, mbathjes, mallit teknik, materialit ndërtimor), dyqaneve tregtare, salloneve të parukerisë dhe kozmetikës, palestrave, librarive, ordinancave stomatologjike, auto shkollave, rent-a-car shërbimeve, muzeve dhe galerive…

2. Mundësinë e shkuarjes deri tek vikend shtëpizat në komunat tjera

3. Të taksi transporti i qytetit dhe të transportit lokal publik të qytetit në komunat në të cilat nuk janë të regjistruara rastet e infektimit me koronavirusin e ri.

Nëse me sukses përvetësohet faza e dytë, faza e tretë, siç ka theksuar Simoviq, do të fillojë më 18 maj dhe do të përfshijë: hapjen e restoranteve, kafeneve, tarracave hoteliere, bareve të plazheve, plazheve dhe qendrave tregtare.

E nëse me sukses përvetësohet edhe kjo fazë, faza e katërt, siç ka shtuar Simoviq, do të fillojë më 1 qershor, kur edhe do të rivendoset komunikacioni rrugor, hekurudhor, lundror, urban dhe ndërurban, por gjithsesi me aplikimin e masave gjegjëse mbrojtëse.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version