Site icon PLAVA E GUCIA SOT

ZGJEDHJE SKANDALOZE E LIGJERUESIT NË UNIVERSITET TË MALIT TË ZI: Njeriu i besueshëm i Sllobodan Millosheviqit, që mbron personalitetin dhe veprën e tij, dhe ka qenë në dijeni për të gjitha krimet


Fakulteti Filozofik i Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë për të merkuren, më 24 nëntor ka organizuar ligjëraten të cilën do ta mbanë Urosh Shuvaroviq, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Sllobodan Millosheviqit.

Sipa mediave të Malit të Zi, bëhet fjalë për një “freskim”  nga ana e Rektorit të Universitetit të Malit të Zi Vlladimir Bozhoviq.

Shuvaroviq punonte në Shërbimin Shtetëror (DB) gjatë kohës kur janë vrare Ivan Stamboliq, gazetari Sllavko Quruvija dhe kur ishte kryer atentati kundër Vuk Drashkoviqit kur ishin vrare 4 persona nga ana e Sherbimit Shtetëror (DB).

Sipas funkcionit që kishte Shuvaroviq pa pasur njohuri për përgatitjen e ekzekutimin e vrasjeve por përkundër këtij fakti ai kurrë nuk është përgjigjur para drejtësisë, ndërsa pas ndërrimit të pushtetit në vitin 2000 ai ka jetuar i patrazuar, ka shkruar kolumna nëpër media, ka udhëhequr shoqaten “Sloboda”(Liria), dhe ka vazhduar ta mbrojë personalitetin e veprën e “kasapit të Ballkanit”.

E tërë kjo nuk i ka penguar rektorit Bozhoviq që ta angazhon Shuvaroviqin si ligjërues në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Malit të Zi në Podgoricë.

Exit mobile version