Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zgjedhjet lokale në komunën e Ulqinit do të mbahen me 27 Mars

Presidenti i Malit të Zu,  Millo Gjukanovi, ka  marrë vendimin për  të shpallur zgjedhjet lokale në  komunën e Ulqinit dhe të Berane.

Nga kabineti i presidentit malazez kanë njoftuar se zgjedhjet do të mbahen më 27 mars 2022.

Ky Vendimi hynë në fuqi ditën e shpalljes së Vendimit dhe do të publikohet në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi” dhe në “Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Dispozitat Komunale”.

Ndërkaq,  pushteti në komunën e Ulqinit, udhëhiqet nga DPS,  Koalicioni i përbërë nga Partia Demokratike dhe LDnëMZ, UDSH, PB dhe SD.

Exit mobile version