Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zoti EdiRama, Sot vulose fundin tënd të shpejt

Pas takimeve të sotme në Tiranë të të ashtuquajturve liderëve  të mini-Shengenit të Ballkanik, projekt ky i ideuar nga Serbia e  që Kosova e ka kundërshtuar ashpër, përmes një postimi ne llogarinë e ti në facebook ka reaguar artisti i mirënjohur kosovar Vinny Abazi  .

Reagimi i zt Abazi:

    Çdo gjë e ndërtuar në gënjeshtra dhe duke injoruar tjetrin, historikisht është shembur dhe nuk i ka qëndruar kohës. Ju kujtoj Jugosllavinë e cila u ndertua në gënjeshtra dhe në emer të bashkim vllazërimit në mes t’popujve, duke injoruar dhe mohuar shqiptarin e Kosovës, për me teper duke u trajtuar si kategori e dytë duke u vra e persekutu për gjatë 50 viteve. Ç’bërja e këtij shteti idiot filloj në Kosovë me 1989 dhe përfundoj pikërishtë në Kosovë më rastin e shpartallimit  të forcave serbe  nga Kosova në 1999.

      Le ti hedhim poshtë të gjitha faktet historike mbi dhunën e vazhduëshme të Serbisë mbi Kosovën! Të harrojmë për një çast 20 000 femra të dhunuara, e mira pleq e femije të vrare e të masakruar!… Të harrojmë për një çast edhe Reqakun dhe të fokusohemi tek deklaratat e mikut tuaj Daçic, dhe si artist që je z Rama, të ftojë që t’pikasësh disa detale nga mēnyra se si flet miku yt pēr Kosovēn. A e ke vrejt sa me urrejtje flet? A e ke pa çfar gjestësh bënë kur ze Kosovën në gojë? A të ka bërë pershtypje ndonjë her frika që transmeton emri Kosovë të aij? A e ke pytur vetēn ndonjëherë: Ç’na ky njeri kaq “modern” ta urrej kaq shumë një shtet kaq t’vogel e të dobet si Kosova?. Nëse se ke bërë, bëjë këtë veshtrim z. Rama dhe të premtoj që do fillosh të kuptosh që presidenti i Serbisë , dhe të tjeret si aij, na urrejnë sepse jemi popull vital dhe i pa thyeshem dhe sa her kur na zë ne gojë i vjen në mendje lufta e pa komremis e këtj populli në vitet e gjashtdhjeta, e të tetdhjeta, e deri në luftën e fundit në vitin 1999. I bijën ndermend betejat e ushtarëve trima me një kallash të lodhet duke i dal përball batalioneve te armatosura deri në dhëmb e duke luftuar deri në vdekje. Kur Daçiç flet për Kosovë, Z. RAMA, i bie ndermend familja e Adem Jasharit e cila luftoj për liri deri në vdekje dhe nuk u dorzua.

    Z. Rama, te ftoj që ta njohësh Kosovën dhe popullin e saj përmes Serbëve dhe presidentit të tyre, pasi nuk arrite të kuptosh mobilizimin dhe ardhjen e Ushtrisë se Kosovës me 6 nëntor. Pasi nuk arrite të kuptosh kush janë Kosovarët dhe sa miliona dhanë brenda dy ditësh për tē ndihmuar vëllezërit në Shqipëri. Pasi nuk po arrini të kuptoni që Kosova ju bën krenar edhe ju sot me Rita Orën e Dua Lipën. 

     Edi Rama, kuptoje Kosovën përmes Daçiçit, sepse dashnia e pa kushte e Kosovarëve për Shqipërinë ju ka bërë të verbër dhe prepotent të gjithë klasën politikë atje. Por ta dish një gjë zoti Kryeminister: Populli i Kosovës kur vjen puna të Kosova, nuk të fal. Asnjë sekond nuk ta fal. Prandaj është momenti i fundit që ta ndalësh këtë maskarad dhe të kuptosh që Kosova është shtet dhe ka të zgjedhurit e saj për ta përfaqësuar.

      E dhimbshme është kërkesa ime që veç 5 minuta me hy në mendje te Daçiç-it e me na pa me sy të tij sa me na respektu të paktën vetem pak! Se për të na dashtë sot e kuptova që ti s’na don aspak, sepse ti në fakt si don as votuesit e tu.

     “Kosova është gjaku që nuk falët” dhe pa kërkuar falje dhe pa u penduar krimineli për gjakun e derdhur kurr nuk do këtë paqe mes popujve.

Vinny Abazi

New York

21 Dhjetor 2019

Exit mobile version