Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zvogëlohet numri i rasteve të reja të prekur me virusin Covid-19 në Mal të Zi

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 254 mostrat e testuara në Laboratorin mikrobiologjik, gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi, 9 kanë rezultuar pozitiv në koronavirus Covid-19. Gëzon fakti se në krahasim me rezultatin e ditës së djeshme, numri i rasteve të reja të identifikuara me pandeminë Covid-19, është më i vogël për 10.

Në 79 mostrat e testuara (analizuara) dje, në intervalin kohor 08:45-17:45 pozitiv në koronavirus kanë rezultuar 2: në Podgoricë-1 dhe në Tuz-1, dhe në 175 mostrat e testuara në intervalin kohor 17:45-8:45, pozitiv kanë rezultuar 7: në Podgoricë-5, Nikshiq-1 dhe në Tuz-1.

Kështu, numri i të prekur me koronavirus në Mal të Zi ka arritur në 248 (136 meshkuj dhe 112 femra), prej të cilëve 43 janë fëmijë (14 të moshës 0-9 vjeçare dhe 29 të moshës 10-19 vjeçare).

8 rastet e reja të prekura me koronavirus, janë kontakte të rasteve të konfirmuara, kurse burimi i infektimit të një rasti është në hulumtim.

Ndihmësi i drejtorit të Institutit të Shëndetit Publik, dr. Senad Begiq, duke i përgjigjur në pyetjen e gazetarit në konferencën për media dhe opinion të mbajtur dje në ora 17:00, për sa të sëmurë është i njohur burimi i infektimit me Covid-19? Ka thënë se deri më tani kanë regjistruar 25 kllasterë.

“Së paku, janë 25 grupe të infektuara, të cilët në mes veti janë të lidhura dhe të cilët i karakterizon zinxhiri i përbashkët i transmisionit. Hulumtimi epidemiologjik është në vazhdën e 24 të infektuarve që do të thotë se për 24 raste ende nuk kemi të dhëna valide epidemiologjike të cilat do t’na tregojnë burimin dhe mënyrën e infektimit. Të gjithë të infektuarit tjerë janë pjesë e këtyre 25 kllasterëve”, ka theksuar doktori Begiq.

Gjendja numerike e të prekurve me pandeminë Covid-19 nëpër komuna është:

Podgoricë-123,

Tuz-36,

Nikshiq-31,

Tivarë-21,

Ulqin-9,

Andrijevicë-7,

Bijello Pole-6,

Herceg Novi-6,

Budva-4,

Danillovgrad-3 dhe

Tivat-2.

Në konferencën për media dhe opinion, përfaqësuesit e Trupit nacional koordinues, kanë bërë me dije se 42 të sëmurë nga Covid-19 janë të hospitalizuar në spitale. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore (të rrezikuar me jetë), dy të sëmurë janë nën kujdesin intensiv, të kyçur në respirator, kurse nga pasojat e koronavirusit, deri më tani 2 kanë vdekur dhe 4 të shëruar, janë lëshuar për trajtim në shtëpi.

Në konferencën për media, përfaqësuesit e Trupit nacional koordinues kanë njoftuar se nga institucionet e ndryshme shëndetësore në Mal të Zi deri më tanë me virusin Covid-19, janë të prekur 20 punëtorë të profileve të ndryshme shëndetësore të cilët gjenden në izolim.

Ndërkaq, Organet relevante të Drejtorisë së policisë kanë konfirmuar se prej mbrëmjes së djeshme nga ora 19:00 deri sot në mëngjes në ora 05:00, në territorin e Malit të Zi policia ka procesuar 38 persona të cilët i kanë shkelur, gjegjësisht nuk i kanë respektuar masat dhe urdhëresat e prura dhe rekomanduara të Organeve relevante e kompetente të Shtetit të Malit të Zi.

Edhe në shtetet e rajonit, gjendja e krijuar si pasojë e prekjeve me pandeminë Covid-19 është emergjente dhe alarmante. Numri i të prekurve dhe i të vdekurve çdo ditë është në rritje e sipër.

Të dhënat e fundit tregojnë:

Në Shqipëri: 383 të infektuar dhe 22 të vdekur;

Në Kosovë: 184 të infektuar dhe 5 të vdekur;

Në Serbi: 2447 të infektuar dhe 61 të vdekur;

Në Kroaci: 1282 të infektuar dhe 18 të vdekur;

Në Bosnje e Hercegovinë: 777 të infektuar dhe 33 të vdekur;

Në Slloveni: 1059 të infektuar dhe 36 të vdekur dhe

Në Maqedoninë e Veriut: 599 të infektuar dhe 26 të vdekur.

Informon,

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version