Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Zyrtarët e Komunës së Gucisë, nga të ardhurat e veta të muajit mars, Trupit nacional koordinues të Qeverisë së Malit të Zi i kanë dhuruar 2750 euro

Guci – Në harmoni me rekomandimet e Trupit nacional koordinues për sëmundje infektive të Qeverisë së Malit të Zi, e në drejtim të betejës kundër koronavirusit të ri Covid-19, zyrtarët dhe udhëheqësit e  pushtetit lokal të Komunës së Gucisë, Trupit nacional koordinues i kanë dhuruar një pjesë të mjeteve nga të ardhurat e veta të muajit mars në shumë të tërësishme prej 2750 eurosh.

Kryetarja e Komunës së Gucisë, Anella Çekiq, ka dhuruar 550 euro.

Nga 200 euro kanë dhuruar:

– Nënkryetari i komunës, mr. Huso Brdakiq,

– Administratori kryesor, Hasret Radonçiq,

– Sekretari për administrim të përgjithshëm dhe veprimtari shoqërore, Shefkija Bektesheviq,

– Sekretarja për planifikim të hapësirës, pasuri dhe mbrojtje të mjedisit jetësor, Havaja Prelvukaj,

– Sekretari për punë inspektive, Refik Piroviq,

– Drejtori për investime dhe rregullim të hapësirës, Shemso Jaroviq,

– Shefi i Policisë komunale, Semih Rexhepagiq,

– Komandiri i shërbimit të mbrojtjes dhe shpëtimit, Sead Radonçiq dhe

– Dretori i SHPK “Veprimtaritë komunale”, Demir Bajroviq.

Nga 100 euro kanë dhuruar:

– Sekretari i Kuvendit të komunës, Enver Dedushaj dhe

– Sekretari për ekonomi, zhvillim dhe financa, Admir Mullamekiq.

Dhurata (donacioni) në fjalë, do të paguhet në llogarinë rrjedhëse të Trupit nacional koordinues për sëmundje ngjitëse.

Përkujtojmë se Komuna e Gucisë në muajin mars të këtij viti, Trupit nacional koordinues të Qeverisë së Malit të Zi, nga mjetet e buxhetit të komunës i ka paguar pesë mijë euro dhe se këshilltarit e Kuvendit të Komunës së Gucisë, në periudhën e ardhshme kompenzimet e veta të muajit mars do t’ia dhurojnë organit të sipërshënuar.

Komuna e Gucisë është duke përgatitur një vistër masash ekonomike për qytetarët e vet në drejtim të zbutjes së situatës ekonomike të shkaktuar nga situata aktuale epidemiologjike, për çka, opinioni me kohë do të informohet.

Shaban Hasangjekaj

Exit mobile version