Pranë memorialit të te pushkatuarve të parë më 1912, pas okupimit të Plavë Gucisë nga Mali i Zi (foto)

Mu pas okupimit te Plave Gucisë me 1912 forcat ushtarake malaziase menjëherë filluan një fushatë te egër hakmarrëse dhe ndëshkuese ndaj familjeve te shquara te Plave Gucisë. I tillë ishte edhe pushkatimi i parë pa procese gjygjësore i xhandarmerisë kriminele malaziase ndaj atdhetarëve Ramë Isuf Kukaj dhe Osman Rama Çekaj Dy përmendore anë ngritur nga familjarët e dy të pushkatuarëve te parë pas okupimit te Plave Gucisë nga Mali i Zi ne vjeshtën e vitit 1912. Vite me parë me rastin e 100 vjetorit te këtij akti kriminel te forcave okupuese malaziase. Familjaret ua kanë ngritur këto dy përmendore pikërisht ne vendin e pushkatimit te tyre qe gjendet te Shkëmbi i Kalasë pranë Gucisë.

Ne memorialët e tyre shkruan:

Ram Isuf Kukaj,

Viktimë e parë e Plavë e Gucisë  për mbrojtjen e tokave shqiptare  pushkatuar  me 21 dhjetor 1912

Sot në 100 vjetorin  përkulemi para veprës sate me krenari

Pasardhësit  tu ne vazhdimësi

____________________________________________

Osman Rama  Çekaj

Pushkatuar  me 21 dhjetor 1912

Para pushkatimit 0sman  Ramen   e kanë pyetur: A  donë me ti lidh sytë me faculetë : Jo se  e bëj me  gjak  e nuk është nevoja.  se ka  kush qe do ma kryej amanetin tim-ishte përgjigjur ai.

/Plava e Gucia Sot