Redaksia e portalit tonë falënderon nga zemra qytetarin Gjelal Mulaj për një akt të rrallë dhe me vlera të larta njerëzore.
📍Në qytetin e Pejës u gjet një portofol që i përkiste të riut Besfort Hasangjeka, i cili përmbante dokumente personale dhe një shumë të konsiderueshme parash – mbi 1000 dollarë amerikanë.
Z. Gjelal Mulaj, i cili e gjeti portofolin, pa hezitim e dorëzoi menjëherë në stacionin policor në Pejë, duke dhënë një shembull të ndershmërisë dhe ndërgjegjes qytetare.
Ai dyshon se familja Hasangjeka është me origjinë nga Plava, ndaj vendosi të kontaktojë redaksinë tonë për ta ndihmuar në gjetjen e të zotit të kuletës.
📌 Ftojmë Besfortin që të paraqitet në stacionin e Policisë në Pejë për të marrë portofolin. Nëse dëshiron të kontaktojë me z. Mulaj, mund të na shkruajë në inbox.
🙏 Respekt dhe falënderime për këtë gjest fisnik, Gjelal!

