Nga e hëna, Mali i Zi do të lejojë hyrjen e qytetarëve të 26 vendeve, në mesin e tyre edhe ata që vijnë nga Kosova.
Trupi Koordinues Kombëtar ka vendosur të lejojë qytetarët nga 26 vende që nga 1 qershori të hyjnë vend, në përputhje me rekomandimet e Institutit të Shëndetit Publik, pa karantinë dhe vetë-izolim, nëse shkalla e rasteve aktive COVID-19 është më pak se 25 për 100,000 banorët në vendin nga i cili vjen, njofton “Novosti”.
Sipas këtij vendimi, Mali i Zi hap kufijtë për Kosovën, Shqipërinë, Slloveninë, Islandën, Kroacinë, Sllovakinë, Zvicrën, Austrinë, Norvegjinë, Monakon, Gjermaninë, Greqinë, Hungarinë, Danimarkën, Lituaninë, Letoninë, Azerbajxhanin, Luksemburgun, BeH, Bullgarinë, Izraelin, Maqedoninë Veriore, Irlandën, Republikën Çeke, Finlandën dhe Estoninë. Jashtë këtij vendimi mbetet Serbia.
Me sugjerimin e Institutit të Shëndetit Publik, NKT ka vendosur që nga nesër të gjitha llojet e tubimeve, jashtë dhe brenda, në vende publike, duke përfshirë festimet e dasmave, funeralet, si dhe garat sportive mund të marrin pjesë deri në 200 persona me respekt të detyrueshëm për distancën fizike të paktën dy metra.
Në garat sportive, është e detyrueshme të dezinfektohen pajisjet për trajnime, gara dhe turne dhe gjërat që përdorin sportistët së bashku.
Puna e diskove, bareve dhe klubeve të natës, dhe lojërave për fëmijë lejohet në përputhje me udhëzimet e Institutit të Shëndetit Publik, si dhe puna e kinemave, teatrove dhe kopshteve.