INAGUROHET INFO KULLA NE MIRDITE (VIDEO)

 

Është përuruar  INFO-Kulla MIRDITA, një prej veprave më të spikatura turistike në vend, e vendosur ndanë Rrugës së Kombit në Rubik. Një bashkëpunim efikas mes Bashkisë Mirditë dhe Partneritetit Shqipëri Austri – Marianne Graf.

Një investim me shumë vlere dhe me interes te veçantë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, një shembull i mire dhe përkushtim i jashtëzakonshëm i një austriake për ruajtjen e trashëgimisë se Shqipërisë.

Idetë inovative dhe humane të Marianne Graf, njohja e historisë, sidomos e Shqipërisë Veriore, të qenit shpirtërisht e lidhur me shqiptarët e mirditasit në veçanti, ashtu  sikundër disa prej humanistëve austriakë të fillimshekullit të kaluar, që kanë shkelur e jetuar në këto anë, kanë bërë që Info-Kulla

Drejtori ekzekutiv  zt Skënder Thaçi i shoqatës Shqipëri- Austri nder te tjera theksoj se kjo është një nder veprat me me vlere ne shërbim te ruajtjes se vlerave te trevës se Mirditës dhe promovimin e tyre te vendoret dhe turistet e huaj.

Përndryshe zt  Skender Thaçi është i lindur ne Plave Guci dhe nip i Vuthajve.