Site icon PLAVA E GUCIA SOT

Aksion humanitar për ndërtimin e shtëpisë së Safet Hakaj

Fondacioni Plavë Guci me seli në New York ka filluar një aksion humanitar për ti ndërtuar shtëpi  bashkëvendasit tonë Safet Hakaj dhe familjes se ti nga fshati Hakaja komuna e Plaves.

Faqja zyrtare e Fondacionit Plave Guci njofton me sa vijon:

Dëshironi të bashkoheni me ne për të bërë një ndryshim në jeten e një familje 8 anëtarshe që nuk kan shtepi as nuk jan në mardhanje pune? Ne po hapim fushat për të mbkedhur fonde për të ndërtuar një shtëpi për një familje në nevojë, çdo donacion do të ndihmojë për familjen Safet Hakaj. Në një kohë kur është e vështirë të bashkohemi fizikisht, ne jemi të lumtur që kemi një komunitet të jashtëzakonëshem si ty i yni i Plavë Gucisë. Prandaj ne po u ofrojmë komunitetit tonë mundësinë për t’u bashkuar virtualisht dhe për të bërë një ndryshim në jetën e familjes Safet Hakaj.

Ju lutemi na ndihmoni duke dhuruar çfarëdo kontributi që mundeni, jemi mirënjohës  më të sinqertë për çdo donacion paraprakisht.

Bëhuni shpresa e tyre. Le t’ua ndërtojmë një shtëpi

https://www.paypal.com/donate/?hosted_button_id=XLKKCCVKEF2ML&fbclid=IwAR37OTyEVh1nBIGPPx-dBfWyh4T1jy0n-40FxsXoqIn4v1vK2U0jN5wGEDk

Exit mobile version