Projekti rreth 1 mld euro: Uji nga Shqipëria, në gurrat e Italisë, Qeveria shqiptare jep ‘dritën jeshile’

“Qeveria shqiptare i ka dhënë dritën jeshile ujësjellësit që do të lidhë Gjirokastrën me Galugnano, në Salento”. Kështu nis artikulli i Corriere, teksa thuhet se qeveria shqiptare ka autorizuar Italinë që të fillojnë planifikimin e ujësjellësit që do të lidhë Shqipërinë me këtë shtet. “Shqipëria hedh një sasi të madhe uji në det dhe padyshim ka interes të paguhet për ujin. Ne kemi interes ta marrim sepse për ne uji do të thotë t’i japim një model të ri bujqësisë, të bëjmë turizmin të rritet dhe t’u japim një të ardhme…

Lexo më shumë

Hapet bulevardi Podgoricë – Tuzi, investohen 6.5 milionë euro

Është hapur zyrtarisht faza e dytë e bulevardit Podgoricë – Tuzi, 2.6 kilometra i gjatë me katër korsi.Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq, kryetarja e Podgoricës Olivera Injac dhe drejtori i Administratës së Trafikut Radomir Vuksanoviq hapën fazën e dytë të bulevardit duke prerë shiritin. Drejtori i Administratës së Trafikut, Radomir Vuksanoviq, tha se ky është një objekt i rëndësishëm infrastrukturor për Podgoricën dhe Tuzin. Vlera e punimeve është 6.5 milionë euro, nga të cilat Kryeqyteti ka marrë pjesë me 1.3 milionë euro. Punimet kanë nisur në nëntor dhe…

Lexo më shumë