Hasan Llunji – myftiu i Ulqinit viktimë e komunizmit

Hafiz Hasan Llunji(1897-1944) 80-vjetori i krimeve të komunistëve në Ulqin (1897-1944) Organizimi i takimeve përkujtimore kushtuar personave apo ngjarjëve të ndryshme paraqet moment nderimi  dhe vlerësimi si kudo në botën e qytetëruar. Përkujtimi për hafiz Hasan Llunjin me rastin e 80-vjetorit të vrasjes e vlerësoj si homazh për të gjithë viktimat shqiptare në Ulqin dhe viset tjera shqiptare në Mal të Zi, të cilët u eliminuan me rastin e vendosjës së pushtetit të komunistëve me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Një takim i tillë është në favor të shpalosjes…

Lexo më shumë

Ferhat Draga – atdhetar  e mbrojtës i çështjes kombëtare shqiptare, Kelmendas me origjinë nga Vuthajt

Familja e Ferhat Dragës eshte me origjinën nga Vuthaj dhe i perket fisit Kelmendas.  Pas një periudhe, kjo familje ishte shperngulur nga Vuthajt dhe ishte vendosur në fshatin Draga, i cili  sot i përket komunës së Tutinit.  Kjo familje zotëronte prona të mëdha dhe, me kalimin e kohës, nga fshati Draga ishte shpërngulur në Mitrovicë, ndërsa në Shkup kishte ndërtuar një shtëpi madhështore. Nga kjo familje fisnike rrjedhin personalitete të shquara që dhanë një kontribut të çmuar për çështjen kombëtare shqiptare. Vëllai i Fehatit, Nexhip Draga, kishte qenë kryetar i partisë…

Lexo më shumë

Agjencia e Statistikave të Kosovës nderon me mirënjohje bashkëvendësin tonë, Mr. Sci. Ramiz Ulaj

Sot, më 19 dhjetor 2024, me rastin e përfundimit të projektit të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Republikën e Kosovës, u organizua një darkë solemne për të shënuar këtë ngjarje tejet të rëndësishme për vendin tonë dhe zhvillimin e tij të përgjithshëm. Me këtë rast, nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, institucion që vepron nën juridiksionin e Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, u nda një mirënjohje e veçantë për Mr. Sci. z. Ramiz Ulaj. Ky vlerësim i është dhënë për angazhimin, punën dhe përkushtimin e tij, jo…

Lexo më shumë