9 shkurt 2025 – Në mbledhjen e 67-të të Qeverisë së Malit të Zi, të drejtuar nga Kryeministri Millojko Spajiq, është marrë vendimi për emërimin e Edon Balidemajt në pozitën e Këshilltarit për Diplomaci Ekonomike dhe Siguri, pranë Zëvendëskryeministrit për Politika Ekonomike. Edon Balidemaj ka përfunduar studimet Bachelor në fushën e Sigurisë dhe ka vijuar studimet Master në Administratë Publike dhe Diplomaci. Ai ka mbajtur më parë detyrën e Nënkryetarit të Komunës së Gucisë, ku ka qenë përgjegjës edhe për sektorin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit (Zjarrfikësve). Gjatë mandatit të tij,…
Lexo më shumëDay: February 9, 2025
Neglizhenca institucionale ndaj shqiptarëve në komunën e Plavës
Është zhgënjyese të theksohet se, edhe pse komuna e Plavës ka një buxhet prej 7 milionë eurosh për vitin aktual, asnjë cent nuk është ndarë për të adresuar nevojat dhe shqetësimet e pakicës shqiptare. Minoriteti shqiptar në Plavë ka një trashëgimi të pasur kulturore dhe luan një rol thelbësor në strukturën shoqërore të qytetit. Megjithatë, mungesa e mbështetjes financiare dhe e njohjes nga pushteti vendor ka krijuar një mjedis neglizhence të vazhdueshme. Kjo mungesë vëmendjeje nuk ndikon vetëm në zhvillimin social dhe ekonomik të komunitetit shqiptar, por gjithashtu nxit ndjenjat…
Lexo më shumë