‘Ulqini nuk është në shitje : Faktori shqiptar jemi bashkë, kundër apetiteve të qeverisë serbomadhe në Podgoricë

Në ditën e Ulqinit që rëndom festohet, sot u protestua. Nga ora 12:00 në këtë qytet bregdetar në vendin e njohur si Ranë, te Plazhi i Vogël në Ulqin u zhvillua protestë qytetare si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare për 100 vite. Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit janë mbledhur për të protestuar kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”. Motoja e protestës është: Ulqini nuk është në shitje. Duke folur për ‘RADIO 1’ nga protesta, ish/Ministri shqiptar…

Lexo më shumë

Për kryetarin e Plavës, Peja “ndodhet” në Serbi!? reagon piktorja Hoti: Kjo është fyese

Kreu i Komunës së Plavës Nihad Canoviq ka lejuar të vendososet një tabelë drejtimi te rrugës për në Pejë. Por që në tabele figuron që ky drejtim shoqërohet  me mbishkrimin Republika e Serbise. Kjo ka ngjallur shqetësim të komuniteti shqiptar i kësaj zone. Për këtë ka reaguar piktorja dhe poetja Kaltrina Hoti në një postim publik në profilin e saj ne ne facebook. “Lejimi i kryetarit të komunës së Plavës Nihad Canoviq për të vendosur një tabelë që tregon se Peja (Kosova) është pjesë e Serbisë ka krijuar një klimë…

Lexo më shumë

Protestë masive në Ulqin, kundër shitjes dhe privatizimit të bregdetit

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po mblidhen në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.  Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve. Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e…

Lexo më shumë